Politike

“Mërdhet në orët e shurdhëta të mëngjesit”, Primo Shllaku vargje drithëruese pas shembjes së Teatrit Kombët

17 Maj 2020, 13:03 Nga DOSJA
“Mërdhet në orët e shurdhëta të

TIRANË– Shkrimtari dhe poeti Primo Shllaku, ka publikuar disa vargje pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ndër rreshta, Shllaku shkruan se kjo është dita e shëmbjes së Teatrit Kombëtar nga dora e njeriut.

Lexoni vargjet

Nji requiem per Teatrin Kombetar, diten e shembjes se tij nga dora e njeriut.

MOSPRANÍ

Dora ime shpërdan heshtjen,
nji heshtje të rrasun
si njimbasnjishmënia e trungjeve të shtyllave në tempull.
Ajo e di se kjo heshtje
ndrit si hanë lirike
në nji qiell prej guri.
(Qielli asht i dhimbshëm.
Ai na mëson dashuninë.
Retë janë letrat e tij të parat. )
Dora në letër shpërdan heshtjen,
dita largohet
dhe nata hyn si sallë e vjetër teatri,
që mërdhet në orët e shurdhëta të mëngjesit.

Kurse mbi pullazet e shtëpive
deri te vetulla ime
naltohet nji oxhak i pamatë, pingul,
që shqisat e mia ma përkthejnë të pjerrët,
eshtnat në ramje,
mushknitë në pluhun.
Në këtë orë teatri hap.
Karrigat hanë pluhnin me nofulla pa dhambë.
Nxehtësia njerëzore asht tjetërkund.
Në skenë heshtja, me gjeste foshnjore, zhveshet lakuriq.
Veshi fillon të shofë.
(Sepse çdo lule qiellit të vet i përngjet. )
Kadifja bahet qiell vertikal.
Kandilat e vemendshëm na mësojnë
se heshtja nuk asht gjithnji e ftoftë.
Në fundin e sallës nji heshtje tjetër po lén.
E imja.

P.Shllaku
1978.

Këto vargje publikohen pak orë pasi është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike primo shllaku shembja e teatrit kombëtar primo shllaku shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll