Politike

Shembja e TK, Basha flet pas mbledhjes me aleatët: Kemi marrë vendimin politik, do të organizojmë një rezistencë mbarëpopullore

VIDEO
  • ‘Kokë më kokë’ me aleatët, Basha rikujton marrëveshjen me Ramën: U gabova! Premton protesta, nisin menjëherë
  • Lulzim Basha sqaroi se opozita e bashkuar do të organizojë një rezistencë mbarëpopullore dhe gjatë protestave do të  respektohen edhe kushtet higjenike.
    Featured image of article: Shembja e TK, Basha flet pas mbledhjes me aleatët: Kemi marrë vendimin politik, do të organizojmë një rezistencë mbarëpopullore Lulzim Basha

    TIRANË-  Kryedemokrati Lulzim Basha një deklaratë për mediet u shpreh se shumë shpejt opozita e bashkuar do i rikthehet protestave. Basha sqaroi se opozita e bashkuar do të organizojë një rezistencë mbarëpopullore dhe gjatë protestave do të  respektohen edhe kushtet higjenike.

    “Aty ku sot u dhunua teatri u përgatit flijimi i lirive të çdo qytetari. Synimi ynë është që këtë zemërim që e ndjemë të gjithë sot, në shpirtrat tanë, rruga për ta shporrur këtë bandit është me votën masive. E kuptoj këtë frustim, është frustimi jot, me siguri je pa gjumë.  prandaj të lutem shumë më jepni pak mirëkuptim. Do të organizojmë një rezistencë mbarëpopullore. Do të zhvillojnë protestat duke respektuar kushtet higjenie. Do t’i bëjmë thirrje qytetarëve për të protestuar kundër këtij rregjimi, ne sot jemi krah çdo qytetari që dhunohet”,  tha Basha. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ky reagim i Bashës erdhi pas një mbledhje që zhvilloi me aleatët në selinë e PD. Ndërkohë gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

    (J.V. Dosja.al)

    Shto Koment