Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, Rama mesazh Budinës: Dy fjalë për ty, mos shpif. Përgjigjet regjisori: Unë nuk vras njerëz

17 Maj 2020, 12:26 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Rama mesazh Budinës: Dy fjalë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duke mos thënë asnjë fjalë për atë çfarë ndodhi që në orët e para të mëngjesit, por ka preferuar që të bëjë një replike me regjisorin Edmond Budina. 

Në një reagim në mediat sociale, Rama e quan Budinën një “mik të mirë”, e i thotë se nuk mund të shajë dhe të ofendojë njësoj si partitë e opozitës. Më tej, kreu i qeverive thotë se nuk i takon Budinës që të fyejë dhe të shajë artistët, teksa shton se këto të fundit nuk janë trashgimi kulturore.

“Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika,Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë, që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare… Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s’kanë ngulur një gozhdë për artin, kulturën, teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë, ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit..

Por ty nuk të takon të shash, fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t’i imponohesh vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s’janë art, shpifjet s’janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është
teatër absurd… Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!”, shkruan Rama. 

Deklarata e Ramës erdhi pas një fjalë të mbajtur nga Budina gjatë protestës, i cili kërkoi shpërndarjen e parlamentit dhe iu drejtuar kolegëve të tij që nuk mbrojtën godinën. Pas reagimit të Ramës regjisori ka bërë një tjetër sqarim duke thënë se ai nuk ka shpifur, e nuk vret njerëz, por lufton për të vendosur paqe. 

Sot në orët e para të mësgjesit është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edmond budina shembet teatri kombetar edi rama edmond budina shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll