Politike

Shembja e TK, Basha reagon sërish: Pa u shporrur Rama s’ka ligj, hoqi paqen sociale në Shqipëri!

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.
Featured image of article: Shembja e TK, Basha reagon sërish: Pa u shporrur Rama s’ka ligj, hoqi paqen sociale në Shqipëri! Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Basha bën thirrje që të lirohen sa më herët protestuesit e arrestuar, dhe thotë se pa u shporrur Rama, s’ka as ligj as demokraci.

REAGIMI I BASHËS: 

Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit KombëtarAksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment