Politike

‘Kokë më kokë’ me aleatët, Basha rikujton marrëveshjen me Ramën: U gabova! Premton protesta, nisin menjëherë

17 Maj 2020, 11:49 Nga DOSJA
‘Kokë më kokë’ me aleatët, Basha rikujton

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar protesta të reja nga opozita e bashkuar, disa orë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes me aleatët është shprehur, Basha është shprehur gjithashtu se opozita do të mbështesë për protesta edhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Gjithashtu, Basha në fjalën e tij ka kujtuar edhe marrëveshjen e tre viteve më parë me kryeministrin Edi Rama duke pranuar se kishte bërë një gabim, që nuk do të përsëritej më.

Dita e sotme është një shembull i keq se vendi drejtohet një kriminel që ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e Shqiptarëve. Kemi ekspozuar lidhjet me krimin dhe korrupsionin. Nga kjo pikëpamje e sotmja është një aferë e radhës. Rama për xhepat e tij ka sakrifikuar mirëqënien e shqiptarëve. Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën dhe besimin se forcat politike mund ta arrinin këtë marrëvëshie. Koha tregoi se u gabova. Garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë. Vendimi i parë është mbështetja për të gjitha protestat nga ana e Aleancës dhe nisja e protestave nga opozita. Nis me një efekt të menjëhershëm,”-u shpreh Basha. 

Opozita rikthehet me protesta. Kryedemokrati Lulzim Basha në një prononcim për mediat është shprehur se opozita e bashkuar do të nisë menjëherë rezistencën mbarëpopullore. Basha gjithashtu ka përmendur edhe marrëveshjen e tri viteve më parë me Ramën, duke e konsideruar të gabuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha shembet teatri kombetar lulzim basha shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës. Në ...