Politike

‘Nami’ tek Teatri Kombëtar/ Dhunë dhe përplasje, Rama injoron gjithçka, shpërndan zemra në Facebook: E dielë në Tira

17 Maj 2020, 11:21 Nga DOSJA
‘Nami’ tek Teatri Kombëtar/ Dhunë dhe përplasje, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka injoruar totalisht protestën dhe përplasjet që po zhvillohen tek sheshi përballë Teatrit Kombëtar. Rama ka postuar video nga kryeqyteti, ku disa qytetarë kanë dalë për të shijuar rrezet e diellit. 

Pa e përmendur në asnjë moment shembjen e Teatrit dhe të gjithë përplasjet dhe shoqërimet që janë zhvilluar ditën e sotme, duke nisur që nga orët e para të mëngjesit, Rama ka vijuar me tijën.

“E dielë në Tiranë,”-shkruan Rama dhe e shoqëron me një figurë zemre të kuqe. 

POSTIMI I PLOTË:

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shembet teatri kombetar edi rama shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës. Në ...