Politike

FOTO/ Në shesh për Teatrin Kombëtar, Basha ka një gjë të përbashkët me Veliajn, kurrë s’na e kishte marrë mendja

17 Maj 2020, 12:44 Nga DOSJA
FOTO/ Në shesh për Teatrin Kombëtar, Basha ka një gjë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë një pikë të përbashkët, pavarësisht betejës në distancë që po përjetojnë aktualisht pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Daljet publike të dy politikanëve, kanë treaguar se Basha dhe Veliaj kanë preferenca shumë të ngjashme përsa u përket veshjeve.

Është pikërisht firma amerikane”North Face”, marka e shtrenjtë e veshjeve të dimrit që ka mbushur garderobën e kryebashkiakut Veliaj prej vitesh. Që nga viti 2017, Veliaj është shfaqur shumë herë në dalje publike me xhupa, triko me drenusha për festat e fundvitit, triko sportive, etj, që kushtojnë të paktën 150 dollarë.

Por së fundmi, edhe kryedemokratit ka filluar t’i hyjë në zemër marka e shtrnjtë e veshjeve. Me një bluzë sportive, ngjyrë blu e errët, Lulzim Basha u shfaq një natë më parë në sheshin e Teatrit Kombëtar ku zbriti krah protestuesve.

Edhe ditën e sotme, me të njëjtën bluzë, kreu i selisë blu, u kthye sërish sheshin, por këtë radhë pranë rrënoja të Teatrit. Gjithsesi, marka e shtrenjtë e rrobave e bashkon në një pikë me Veliaj, pavarësisht ndasive në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha north face erion veliaj lulzim basha north face

Sondazh

Poll