Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, delegacioni i BE-së në Shqipëri: Kërkuam dialog por qeveria e Bashkia s’na dëgjuan! Palët të mos përshkallëzojnë konfliktin

Reagimi i BE-së vjen disa orë pasi është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Delegacioni thotë se po i ndjek me shqetësim ngjarjet tek Teatri.
Featured image of article: Shembja e Teatrit Kombëtar, delegacioni i BE-së në Shqipëri: Kërkuam dialog por qeveria e Bashkia s’na dëgjuan! Palët të mos përshkallëzojnë konfliktin

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës. Në një reagim në Tëitter, delegacioni thotë se kërkoi dialog por bashkia dhe qeveria nuk e dëgjuan thirrjet e BE-së. Po ashtu, BE kërkon që palët të mos përshkallëzojnë situatën.

REAGIMI I PLOTË: 

Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i BE-së vjen disa orë pasi është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment