Aktualitet

Kokainë, kanabis dhe farat gati për kultivim, arrestohen dy persona në Berat, procedohet një tjetër

14 Maj 2020, 11:02 Nga DOSJA
Kokainë, kanabis dhe farat gati për kultivim, arrestohen dy persona

BERAT– Dy persona janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se dy të prangosur janë personat me iniciale L. Q., 27 vjeç, banues në Bersak, Skrapar dhe E. S., 30 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i 27-vjeçarit u bë pasi në afërsi të stanit të tij, në fshatin Krastë, Skrapar, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë.

Ndërsa 30-vjeçari u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e strukturave të Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7 doza kokainë, 15 doza kanabis dhe një sasi farash narkotike për kultivim. I proceduari penalishtn është shtetasi S. Gj., 69 vjeç, banues në Bersak, Skrapar.

Njoftimi i policisë Berat

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit në Skrapar. Goditet edhe një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në Berat. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa kanë vazhduar kontrollet masive në të gjithë territorin e Qarkut Berat. Si rezultat i këtyre kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Q., 27 vjeç, banues në Bersak, Skrapar dhe proceduan penalisht shtetasin S. Gj., 69 vjeç, banues në Bersak, Skrapar.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të stanit të tij, në fshatin Krastë, Skrapar, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë. Gjithashtu, nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta kokainë dhe heroinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 30 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e strukturave të Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7 doza kokainë, 15 doza kanabis dhe një sasi farash narkotike për kultivim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në berat berat arrestohen dy persona në berat berat

Sondazh

Poll