Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Presidenti Ilir Meta depoziton padinë e dytë në Gjykatën Kushtetuese 

14 Maj 2020, 10:43 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Presidenti Ilir Meta depoziton padinë e

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta depoziton padinë e dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar. Lëvizja e Metës vjen në kohën kur Bashkia e Tiranës e futi çështjen e shembjes së Teatrit në rendin e ditës për datën 15 maj, kur do të mblidhet edhe Këshilli Bashkiak.

Presidenti e paralajmëroi ditën e shtunë, pas miratimit nga qeveria të vendimit që i jep pronësinë e tokës së Teatrit, Bashkisë Tiranë. Meta tha se në rast se do të vijohej me të tjera akte pa u shprehur Kushtetuesja, atëherë do të dorëzonte padinë e dytë. Por bashkia e Tiranës nuk e njeh padinë e Metës, dhe Veliaj thotë se ajo është “nul”, pasi ligji Fusha, për të cilin u bë padia, është rrëzuar.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen.

Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta meta padi ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar ilir meta meta padi ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll