Aktualitet

Vrasja e Devi Kasmit/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për grekun Ethimious, 35 vite për Elton Halipajn

14 Maj 2020, 10:46 Nga DOSJA
Vrasja e Devi Kasmit/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm

TIRANË– Prokuroria ka dhënë pretencën për vrasjen e Devi Kasmit duke kërkuar burg të përjetshmë për specialin grek Ethimious Efthimiou si dhe 35 vite burg për Elton Halipajn. Më herët, Eftimiu Eftimiu dhe Elton Halipaj, të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit nuk kanë pranuar të gjykohen online, një ndryshim ky, i bërë për shkak të situatës nga koronavirusi.

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, shtinë mbi 41-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

Eftimius është i dyshuari kryesor për vrasjen e Devi Kasmit, ndërsa si porositës dyshohet se është Aurel Hoxhallari. Identifikimi i Eftimiut u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale Hoxhallari ka paguar për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek. Ndërsa Halipaj është shprehur se në momentin e ekzekutimit të Kasmit, po blinte disa ilaçe në farmaci.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet devi kasmi eftimiu eftimius elton halipaj devi kasmi eftimiu eftimius elton halipaj

Sondazh

Poll