Aktualitet

Ndryshe nga ditët e tjera, ISHP s’tha sot sa ishte niveli i pozitivitetit 24 orët e fundit

14 Maj 2020, 09:42 Nga DOSJA
Ndryshe nga ditët e tjera, ISHP s’tha sot sa ishte niveli i

Tiranë– Ditën e sotme Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 18 persona. Por ndryshe nga ditët e tjera ISHP nuk deklaroi se sa ishte niveli i pozitivitetit gjatë orëve të fundit. ISHP një ditë më parë deklaroi se raporti mes testeve të kryera dhe tamponëve që kanë dalë pozitivë ishte 1.64 për qind. Ndërsa dy ditë më parë ishte 3.3 për qind.

Ditën e sotme, Eugena Tomini ka deklaruar se nga testimi i 181 qytetarëve kanë rezultuar me COVID 18 prej tyre dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 898. Harta është zgjeruar me 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Sipas Tominit gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 6 qytetarë, ndërkohë 77% e të prekurve kanë fituar betejën me COVID-19.  Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll