Aktualitet

I vunë dy herë eksploziv në bizneset e tij, humb jetën stomatologu i njohur (EMRI)

14 Maj 2020, 09:50 Nga DOSJA
I vunë dy herë eksploziv në bizneset e tij, humb jetën

Tiranë- Mjeku stomatolog, Arlind Lala ka humbur jetën mbërmjen e djeshme. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, i cili i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të tij. Nuk dihet ende arsyeja që i ka marrë jetën stomatologut.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Dr.Arlind Lala, lindur më 9 Korrik 1984, në qytetin e Durrësit. Ai u diplomua në vitin 2007 pranë Fakultetit të Mjekësisë, Dega Stomatologji. Dr.Arlindi ushtronte aktivitetin e tij si dentist në qytetin e Shijakut. Në emër të Urdhrit të Stomatologut i shpreh ngushëllime familjes, bashkëshortes e të gjithë miqve e kolegëve të tij. U prehsh në paqe Dr.Arlindi! Presidenti i U.S.SH,”, shkrun Deda në reagimin e tij.

Mjekut Lala është një personazh i njohur për mediet. Në vitin 2017  i kanë vënë dy herë tritol në vitin. Fillimisht iu vu eksploziv në klinikën e tij dentare në Shijak, ndërsa për herë të dytë në një magazinë që e kishte marrë me qera.

J.V/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arlind lala humb jetën stomatologu arlind lala humb jetën stomatologu

Sondazh

Poll