Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca thirrje për angazhim maksimal: Sot nuk u lejuan mediet që të afroheshin tek godina

14 Maj 2020, 10:18 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Aleanca thirrje për angazhim maksimal: Sot

Tiranë- Aleanca për Mbrojten e Teatrit Kombëtar në një postim në Facebook ka njoftuar se sot në sheshin e  tetarit nuk janë lejuar të afrohen mediat. Po kështu bëhet me dije se ditën e nesërme Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe aleanca bën thirrje për anagazhim maksimal.

Mesazhi i Aleancës:

Sot në sheshin e Teatrit nuk janë lejuar të afrohen mediat. Kompania që manaxhon rojet private, Illyria Guardian, që është polici në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka marrë urdhër që t’i ndalojë ato të afrohen. Vëmendja dhe angazhimi ynë nuk është kërkuar ndoshta asnjëherë më shumë më parë sesa në këto ditë. #mbroteatrin #nejemiteatri #teatridoterroje

Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave mori vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per teatrin shembja e teatrit kombëtar aleanca per teatrin shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll