Aktualitet

Pengmarrja e Dukagjinit, arrestohet në mes të Shkodrës Françesk Vala, në pranga edhe shoku që e mori në makinë…asnjë

14 Maj 2020, 10:51 Nga DOSJA
Pengmarrja e Dukagjinit, arrestohet në mes të Shkodrës

SHKODËR- Arrestohet nga Policia i shumëkërkuari Françesk Vala. Vala u arrestua në lagjen “Rus” në Shkodër. Ai akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërve S.Kuçaj. dhe A.Kuçaj në vitin 2015, në Dukagjin për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Policia e Shtetit ka dhënë detajet, ku ka sqaruar se bashkë me të është arrestuar edhe një tjetër person, i cili e fshihte atë. Policia bën me dije, se është arrestuar M. G, 25 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi me automjetin e tij po transportonte personin e dënuar me 8 vite burg. Ndërkohë që në kërkim është edhe Lin Vala, i vëllai, i cili ende nuk është arrestuar nga Policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër Operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni nga strukturat e DVP Shkodër. Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar për disa vepra penale. Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjjen “Rus”, Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore:

Françesk Vala, 26 vjeç, lindur e banues në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë, këtë shtetas e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 8 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.11.2015, rreth orës 19:00, në fshatin Gjuraj -Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, ku në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin S. K., në këmbim të vlerës 10.000 euro. Po gjatë operacionit Policia ka arrestuar në flagrancë, për përkrahe të autorit të krimit, edhe shtetasin M. G, 25 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi me automjetin e tij po transportonte personin e dënuar me 8 vite burg. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Françesk Vala me të vëllain morën pjesë në pengmarrje të thirrur nga Tomë Shkepa, i cili kishte një pazar droge me njërin nga pengjet, S.Kuçaj. Françesk dhe Lin Vala morën pjesë në pengmarrje dhe dhunuan pengjet nën kërcënimin e armës për një sasi prej 10 mijë euro, vlerë e 16 kilogramëve hashash që nuk u paguan nga një malazez.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet francesk vala francesk vala arrestohet francesk vala francesk vala

Sondazh

Poll