Aktualitet

“Është një vlerë që duhet ruajtur”/ Roza Anagnosti kundër shembjes së teatrit: Aty janë shpirtrat e shumë artistëv

14 Maj 2020, 11:01 Nga DOSJA
“Është një vlerë që duhet ruajtur”/ Roza

Tiranë- Aktorja e njohur, Roza Anagnosti ka deklaruar së fundmi se është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ajo shprehet se kjo godinë është një vlerë që duhet ruajtur dhe duhet rikonstruktuar, por jo të shembet.Sipas tij në atë godinë janë shpirtrat e shumë artisëve.

“Do ishte mirë, që kjo kohë të kishte vlejtur, për bashkëpunim e bashkërendim. Nuk është është kohë për këtë, kur i kemi njerëzit jashtë, kur jemi të bllokuar. Nuk më duket e arsyeshme të krijohen artifice në këtë situatë që po kalojmë”, shprehet ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Unë jam me teatrin, e mbështes teatrin, është memorie, për ne që jemi këtu e për ata që janë jashtë. Zhvillimet e reja e kuptoj që vijnë, por janë disa gjëra,që duhet ti ruajmë. I bashkohem kolegëve , kam ndjeshmërinë e sinqertë, është vend ku kam emocione. Unë smund të rri në shesh, po jam me ta. Aty janë shpirtrat e shumë artistëve që kanë bërë. Kanë folur për të emra të njohur të trashëgimisë, nga Emin Riza te Maks Velo i shkrete, u besoj gjykimeve te tyre. Unë nuk e kuptoj gjithë këtë, që po ndodh. Thonë se është shumica! Por duhet të respektosh popullin tënd. Nuk janë vetëm artistët që e mbështesin, është edhe populli, e nuk mund të mos e respektosh, duhet t’i dëgjosh. Ne e kemi thënë fjalën tonë, në mënyrën më humane e të kulturuar. Ai është vlerë që duhet ruajtur dhe duhet rikonstruktuar, aq më tepër që i kanë gjetur fondet. Por njerëzit, edhe mund të jepnin para, për të ndihmuar. Do ishte mirë, që kjo kohë të kishte vlejtur, për bashkëpunim e bashkërendim. Nuk është është kohë për këtë, kur i kemi njerëzit jashtë, kur jemi të bllokuar. Nuk më duket e arsyeshme të krijohen artifice në këtë situatë që po kalojmë.

Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave mori vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Nesër pritet të diskutohet në Këshillit e Bashkisë Tiranë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet roza anagnosti roza anagnosti

Sondazh

Poll