Aktualitet

Vatër e re infeksioni në Durrës, preket nga COVID punonjësja e një fabrike

14 Maj 2020, 10:27 Nga DOSJA
Vatër e re infeksioni në Durrës, preket nga COVID punonjësja

Durrës- Gjatë 24 orëve të fundit në Durrës është konfirmuar me COVID-19  vetëm një person. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e infektuara është një 41-vjeçare, banore e lagjes 13. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ajo është punonjëse në një fabrikë dhe nuk ka pasur kontakt me ndonjë person të infektuar. Dyshohet se ajo është një vatër e re infeksioni. Aktualisht në Durrës janë 2 persona aktiv me COVID-19.

Ditën e sotme, Eugena Tomini ka deklaruar se nga testimi i 181 qytetarëve kanë rezultuar me COVID 18 prej tyre dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 898. Harta është zgjeruar me 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Sipas Tominit gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 6 qytetarë, ndërkohë 77% e të prekurve kanë fituar betejën me COVID-19.  Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll