Aktualitet

Vajza akuzoi babanë për ngacmim seksual, ish-kryeplaku: Ai shiste dhe gjakun për familjen, na ka shokuar! Të varet në litar

14 Maj 2020, 09:45 Nga DOSJA
Vajza akuzoi babanë për ngacmim seksual, ish-kryeplaku: Ai shiste dhe

KORÇË– Ish-kryeplaku i fshatit në Vloçisht Florant Demirllari, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në këtë fshat ku një 37-vjeçar ka ngacmuar seksualisht të bijën 18-vjeçare. Në një intervistë për AbcNews, ai shprehet se ka qenë në dijeni të problemeve që ai kishte me bashkëshorten dhe shpesh herë ndaheshin dhe bashkoheshin.

Gjithashtu ai ka theksuar se dukej që 37-vjeçari kishte marrëdhënie të mira me vajzën pasi shpesh kërkonte që dhe ajo të jetonte me të. Ish kryeplaku thekson se babai në fjalë, shprehej se shiste dhe gjakun për të mbajtur familjen por nëse e ka bërë një gjë të tillë të varet në litar.

R. jetonte në kushte të vështira ekonomike njihej si i rregullt për këto probleme. Na ka shokuar kjo ngjarje, nuk e di te ketë arritur deri aty, sepse ska qënë i tillë. Ai ka patur probleme me bashëshorten dhe shpesh herë ndaheshin dhe bashkoheshin, punonte sa kishte mundësi si elektricist dhe jashtë shtetit. Ai kërkonte që vajza të jetonte me të. Me vajzën kishte mardhënie shumë të mira . Nuk pranonte ta linte me nënën e saj sepse kishte dyshimet e tij. I ka paguar shkollën dhe i ka mbuluar shpenzimet ekonomike. Rodolfi ka shprehur më herët se ishte i gatshëm të shiste gjakun për të mbajtur familjen. Nëse vërtet e ka bërë, të varet në litar,”– është shprehur ish kryeplaku.

Dje në Maliq ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 37-vjeçar akuzohet se nga ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Ai është vënë në pranga, ndërsa mësohet se ka qenë 18-vjeçarja që ka denoncuar të atin.

Kjo e fundit ka thënë në Polici se babai e ngacmonte dhe ka dorëzuar dhe një bisedë audio të kryer me të. Vajza ka kërkuar edhe një avokat dhe një psikolog dhe ka theksuar se i ati e dhunuar atë që të vogël. Vetë babai i akuzuar është shprehur se ka qenë i pirë në momentin që është bërë regjistrimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet babai ngacmon vajzen florant demirllari vlocisht babai ngacmon vajzen florant demirllari vlocisht

Sondazh

Poll