Aktualitet

U arrestua për prostitucion, Zogu i Tironës del nga burgu, gjykata e Tiranës e lë në shtëpi

14 Maj 2020, 10:00 Nga DOSJA
U arrestua për prostitucion, Zogu i Tironës del nga burgu, gjykata e

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Nga arrest me burg, Nikaj është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije se Zogu është liruar nga qelia e paraburgimit qysh prej ditës së djeshme. Nikaj u arrestua më 24 nëntor 2019, dhe akuzohet nga Prokuroria për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.

Ai u zbulua si pjesë e një grupi që sipas prokurorisë kryenin prostitucion kundrejt pagesës.  Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit.

Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Përgjimet e publikuara në media kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës policie etj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hermes nikaj zogu i tirones hermes nikaj zogu i tirones

Sondazh

Poll