Aktualitet

Fuoristrada dhe Audi A6/ Rikthehet OFL, sekuestrohen 9 makina luksoze, 3 prej tyre janë të ‘të fortit’ të Saukut (EMRI)

22 Prill 2020, 11:02 Nga DOSJA
Fuoristrada dhe Audi A6/ Rikthehet OFL, sekuestrohen 9 makina luksoze, 3 prej

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar së fundmi 9 automjete luksoze dhe ka bllokuar një pasaportë. Mësohet se i janë sekuestruar  3 automjete Eduard Dushkut, ( i njohur edhe si i ‘forti’ i Saukut),  një fuoristradë personit me inicale G. K, një “Audi A6” personit me inicale V. H, një makinë shtetases me inicale L. M dhe 3 automjete në pronësi të A. G, E. K dhe  L. K. Gjithashtu i është bllokuar pasapora për një afat 6-mujor një personi nga Lezha.

Më 20 shkurt, OFL i dërgoi  formualin për të deklaruar pasurinë e tij, Eduard Dushkut, i dënuar më herët për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, “vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje” dhe  “dhunë në familje”. Po kështu, më herët Dushku ka bërë ‘biznes’ me ish-kryeprokurorin, Adriatik  Llalla, i cili bleu pronën e tij.

Njoftimi i Policisë:

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, me veprime konkrete në terren. Vendoset sekuestro në kushtet e emergjencës, për 9 automjete. Gjithashtu vendoset sekuestro edhe për një pasaportë, për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj. Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, bazuar në Nenin Nr. 19 “Sekuestrimi i pasurisë nga Policia e Shtetit në rastet e emergjencës”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;
– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;
– Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;
– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;
– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër;

Gjithashtu, bazuar në Nenin Nr. 11 për “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor, një shtetasi, banues në Lezhë. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Gjatë kësaj periudhe, OFL nuk ka ndërprerë asnjë ditë punën, por ka vijuar me veprime për kompletimin e dosjeve hetimore të shtetasve që janë subjekt i OFL-së. Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL, është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit,Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Altin Lames, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes, Kreshnik Budllës, Astrit Avdylajt, Astrit Balliut,Arben Frrokut, Jasin Kalas Durim Keçit, Flamur Hakës , Talo Çelës, Aurel Hoxhallarit, Elidon Kotorrit.,  Edmond Begos, Eduart Nazarit  Gentian Cakos. Ervis dhe Leonat Gavellit. Ahmet Isufaj  Zaim Tafa Vangjel Zijaj dhe Ervis Rapo

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren eduard dushku rikthehet ofl anti-kçk-ja zbret në terren eduard dushku rikthehet ofl

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2020, 09:12

Vlorë- U tha se 2020-ta do të ishte viti i parë që ditët pas Pashkë Ortodokse nuk do të kremtoheshin me karnavalet tradicionale në Nartë. Por, as pandemia dhe a...