Burri i infektuar në Elbasan nuk tregon kontaket, gruaja e tij niset me urgjencë drejt Tiranës, në gjendje të rëndë
22 Prill 2020, 10:37Nga DOSJA
Elbasan- Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit rezultuan të infektuar edhe 2 persona të tjerë, burrë e grua, përkatësisht 62-dhe 60-vjeç. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gruaja është në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur për në spitalin Infektiv në Tiranë për një trajtim më të specializuar.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se burri punon shofer autobusi në një fasoneri në Elbasan, ku aty dyshohet se mund të jetë infektuar. Ndërkohë, ai nuk dëshiron të bashkëpunojë me autoritetet për të treguar personat e kontaktit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërkohë kanë humbur jetën 27 persona dhe 356 qytetarë janë shëruar. Mësohet se një 71-vjeçar ka humbur jetën në spitalin “Shefet Ndroqi”, pasi ndodhej 2 javë në intubim. Harta është zgjeruar 18 raste në Krujë,3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Fasoneritë në Krujë, Elbasan dhe Kurbin janë ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Sakaq, ministira bëri me dije se në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID-19.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Zv/ministjra e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka pranuar ditën e sotme se një burgosur tek burgu “313” rezulton i infektuar me covid-19. “Janë bërë 40 t...
Elbasan- Shkon në 18 numri i të infektuarve në Elbasan, pasi është prekur nga COVID-19 një çift. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar kanë r...
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar hetimi epidemiologjik për zbulimin e rasteve të reja me COVID-19. Një një deklaratë për mediat zëvendës ministrj...
Aktualitet22 Prill 2020, 09:12
Vlorë- U tha se 2020-ta do të ishte viti i parë që ditët pas Pashkë Ortodokse nuk do të kremtoheshin me karnavalet tradicionale në Nartë. Por, as pandemia dhe a...
TIRANË- Teksa debatet për COVID-19 “vlojnë” dhe fakti që ende shkencërisht nuk është provuar origjina e virusit, ato që kanë mbizotëruar kanë qenë teori ng...
Tiranë- Shënohet viktima e 27 nga COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se ka humbur jetën një 71-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte i shtruar në spitalin “She...
VLORË- Shqipëria prej gati 2 muajsh është duke luftuar me pandeminë e COVID-19, e përt ë parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit qeveria ka marrë një së...
Berat- Tregtarët e tregut industrial të Beratit janë duke protestuar sot para Bashkisë, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata shprehen që prej 12 marsit kanë mbyll...
TIRANË- Intervistat nga shtëpia nuk janë edhe aq komode sa duken nga ekrani. E në shumë raste ato reflektohen edhe në transmetim. Përgjatë ditëve të fundit...