Aktualitet

VD/ OFL u dërgon formularët dhe dy personave të tjerë: Kanë 48 orë kohë të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

  • Këto janë makinat superlukzose që OFL-ja u ka sekuestruar ‘kokave’ të krimit
  • Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
    Featured image of article: VD/ OFL u dërgon formularët dhe dy personave të tjerë: Kanë 48 orë kohë të deklarojnë pasurinë (EMRAT) Zëdhënësja e OFL

    TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar dhe sot me dërgimin e formularit për dy persona të tjerë që janë subjekte te aktit normativ, të njohur si paketa anti-KÇK. Në një deklaratë për mediat, OFL ka bërë me dije se  sot iu është dërguar formulari i vetëdeklarimit të pasurive, shtetasve Altin Lamaj, me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe  Eduart Dushkut, me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    NJOFTIMI I PLOTË

    Vijon  me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda. OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse,  për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.  Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:  A. L., me banim Tiranë, i dënuar në  Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”;  E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

    Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt dhe Arben dhe Valentino Kaçorrit.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment