Aktualitet

Shënohet viktima e 27, humb jetën 71-vjeçari që ndodhej në intubim tek “Shefqet Ndroqi”

22 Prill 2020, 08:43 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 27, humb jetën 71-vjeçari që ndodhej

Tiranë- Shënohet viktima e 27 nga COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se ka humbur jetën një  71-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. I moshuari kishte dy javë që ndodhej i intubuar dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera, si dibaeti, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërsa, betejën me COVID-19  e kanë fituar 356 qytetarë. Harta është zgjeruar me 18 raste në Krujë, janë raste në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin. Sakaq, ministira bëri me dije se në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll