Aktualitet

Banorët e Nartës s’pyesin për koronavirus, mblidhen në qendër të fshatit e festojnë karnavalet: Morëm leje në Pol

22 Prill 2020, 08:35 Nga DOSJA
Banorët e Nartës s’pyesin për koronavirus, mblidhen në

VLORË- Shqipëria prej gati 2 muajsh është duke luftuar me pandeminë e COVID-19, e përt ë parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit qeveria ka marrë një sërë masash. Në kuadër të këtyre masave qytetarët janë detyryar që të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk lejohen grumbullimet për as një arsye.

Por këto rregulla, duket se banorët e Nartës në Vlorë nuk po i respektojnë dhe sot ata kanë zhvilluar një festë në qendër të fshatit. Edhe pse jemi në një situatë të vështirë, këta banorë nuk kanë harruar traditën dhe kanë zhvilluar karnavalet e përvitshme.

Shumë prej tyre janë grumbulluar në qendër të fshatit, duke kënduar e duke kërcyer shumë afër njëri-tjetrit. Banorët thonë se për aktivitetin ata kanë marr një leje dy orëshe, në policinë e qarkut të Vlorës për të mos e humbur as këtë vit këtë traditë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa ne narte karnavalet ne narte masat kunder covid 19 festa ne narte karnavalet ne narte masat kunder covid 19

Sondazh

Poll