Aktualitet

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë e pranon: Janë bërë 40 testime, 1 i burgosur tek “313” është i infektuar

22 Prill 2020, 09:59 Nga DOSJA
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë e pranon: Janë

Tiranë- Zv/ministjra e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka pranuar ditën e sotme se një burgosur  tek burgu “313” rezulton i infektuar me covid-19.  “Janë bërë 40 testime dhe njëri ka rezultuar pozitiv”, është shprehur Rakacolli gjatë një deklarate për mediet.   Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ditën e djeshme Dosja.al raportoi se një shtetas italian, i cili vuan dënimin në burgun “313”, pasi është arrestuar për trafik droge, është prekur nga COVID-19. 42-vjeçari italian është kapur dy vite më parë gjatë një operacioni anti-drogë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ai ishte një nga ‘bossat’ e klanit Di Cosimo, një nëngrup i të ashtuquajturës “Camorra barese” me qendër në qytetin e Barit. Për shkak të implikimit të tij me trafikimin e drogës, italiani ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017 për t’u arrestuar në Shqipëri një vit më vonë.

Po kështu, ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërkohë kanë humbur jetën 27 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19  e kanë fituar 356 qytetarë. Harta është zgjeruar 18 raste në Krujë,3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2020, 09:12

Vlorë- U tha se 2020-ta do të ishte viti i parë që ditët pas Pashkë Ortodokse nuk do të kremtoheshin me karnavalet tradicionale në Nartë. Por, as pandemia dhe a...