Aktualitet

Korçë/ 13 emigrantë shqiptarë dalin nga karantina, por nuk kanë para të paguajnë hotelin

22 Prill 2020, 08:38 Nga DOSJA
Korçë/ 13 emigrantë shqiptarë dalin nga karantina, por nuk

Korçë- 13 emigrantë që ishin të karantinuar në një hotel në Korçë kanë dalë nga karantina.  Por, problem është likuidimi i hotelit, pasi emigrantët shqiptarë shprehen se çmimi që duhet të paguajnë është shumë më i lartë, nga sa u kanë thënë në fillim. Ata deklarojnë se nuk kanë mundesi të paguajnë faturën e plotë.

Kushtet ishin shumë të mira edhe kontrollet. Kemi paguar 700 mijë lekë bashkë me djalin. Nënshkruam dokumentet që në doganë por atje na dhanë çmim tjetër kurse këtu dhamë më shumë” u shpreh njëri, raporton Report Tv.

Çmimi që duhet të paguajë një person për qëndrimin 14 ditor është 35 mijë lekë në ditë. Një ditë më parë në qytetin e Korçës dolën nga karantina 35 emigrantë të tjerë. Emigrantëve, shpenzimet e hotelit dhe ushqimin ua pagoi biznesmeni Lazim Destani.

Çfarë ka deklaruar Rama?

Disa ditë më parë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur procesi i atdhesimit të shqiptarëve që kanë ngelur jashtë vendit, pas mbylljes së kufijve. Rama u shpreh se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë 2 javë në hotele, në karantinë. Ai sqaroi se shteti do ju paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll