Politike

Covid-19, Lleshaj publikon foton me shkrepëset e djegura: Policia s’do tolerojë, edhe një person i vetëm mund të ndë

21 Mars 2020, 15:16 Nga DOSJA
Covid-19, Lleshaj publikon foton me shkrepëset e djegura: Policia

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paraljmëruar të gjithë qytetarët se Policia e Shtetit nuk do të tregojë aspak tolerancë ndaj atyre që shkelin rregullat. Në një postim në Facebook, krah një fotoje ku shihen disa shkrepëse të djegura, Lleshaj shkruan se Lleshaj shkruan se edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë valën e të infektuarve.

“Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit. Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë ASKËND dhe për ASNJË arsye. I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim ????‍♂️,”– shkruan Lleshaj. 

Ky reagim vjen në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sander lleshaj viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sander lleshaj viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll