Politike

Rama: Edhe pensionistët do të penalizohen, nëse shkelin urdhrin s’do kenë rimbursim për ilaçet

21 Mars 2020, 12:34 Nga DOSJA
Rama: Edhe pensionistët do të penalizohen, nëse shkelin urdhrin

Tiranë-Edi Rama ka deklaruar se do t’ju mohohet çdo lloj ndihme financiare nga shteti për të paktën një vit, çdo personi që nuk i bindet urdhrit për të qëndruar në shtëpi.  Ai theksoi se edhe pensionistët e pabindur do të  penalizohen, nuk do ju rimburoshen ilaçet.

“Qëndrimi me të tjerë apo ecja me të tjerët nëpër lagje apo rrugë gjatë orarit të lejuar për lëvizjen nuk do të tolerohet më paqësisht. Nuk do të mbajtojmë më me gjoba dhe këshilla e me sensibilizim. Policia dhe ushtria do të mbikqyrin çdo lagje të Durrësit dhe Tiranës, ku kemi zonën e kuqe, do të fotografohen  dhe futur në një listë të zezë tradhtarësh, çdo personon që luan domino apo rri në oborrin e lagjes. Këta individë do ta paguajnë shtenjtë. Do iu hiqet çdo ndihme shëndetësore nëse  janë në kategorinë se duhet të qëndrojnë në shtëpi se nuk shkojnë do në punë. Do ju mohohet çdo lloj ndihme financiare nga shteti për të paktën një vit. Çdo lloj burse për studentë apo rimburism ilaces, qoftë edhe nëse janë pensionistë. Edhe pensionistët do të penalizohen”, u shpreh Rama. 

Deklarata e kryeministrit u bë pas mbylljes së afatit zyrtar për lëvizjen e lejuar të qytetarëve që është ora 13:00. Kryeministri prezantoi ligjin e luftës, që ndalon lëvizjen duke ia kaluar ushtrisë të drejtën për të garantuar rendin dhe për të mos lëvizur qytetarët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll