Politike

Basha shpreh zhgënjimin: Kjo s’është aspak mirë, duhet një analizë objektive për të organizuar izolimin

21 Mars 2020, 10:46 Nga DOSJA
Basha shpreh zhgënjimin: Kjo s’është aspak mirë, duhet

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha apelon që qytertarët të qëndrojnë brenda dhe të evitojnë grumbullimet, pasi sipas tij, kjo është metoda më e sigurtë për të hapur COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa shpërndan një foto nga tregjet e kryeqytetit, Basha thekson se duhet një analizë objektive për zbatimin dhe organizimin e izolimit. Një apel për qytetarët nga kryedemokrati është “Qendroni brenda, t’i kthehemi sa më parë normalitetit”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme! Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive. Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19. Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!

Reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha vjen pas situatës së krijuara para 40-rëve izolim që pret shqiptarët. Qytetarët, ende nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e përhapjes së koronavirusit, COVID-19. Pamjet që vijnë nga Tirana, Vlora, Fieri, Gjirokastra, Lushnja dhe Durrësi janë të frikshme. Në nxitim për të respektuar orarin, qytetarët nuk zbatojnë një nga rregullat bazë që është ruajtja e distancës 1 metër, ndërsa  numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 79.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi levizja e kembesoreve lulzim basha koronavirusi ne shqiperi levizja e kembesoreve lulzim basha

Sondazh

Poll