Politike

Rama: Kush nuk bindet, do t’i hedhim gaz lotjsellës, do fotografohet e gjithë lista e tradhtarëve!

21 Mars 2020, 12:27 Nga DOSJA
Rama: Kush nuk bindet, do t’i hedhim gaz lotjsellës, do fotografohet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në rast se shkelet karantina, atëherë shteti do të përdorë gaz lotjsellës, dhe të gjitha mjetet për të mos lejuar shkeljen e ligjit të luftës. Kryeministri shtoi se policia e ushtria do të mbikqyrë çdo lagje në Tiranë e Durrës, si zonat më të prekura dhe kushdo që shkel rregullat do të futet në listën e zezë të tradhtarëve.

Polica e ushtria do të mbikëqyrin çdo lagje në Tiranë dhe Durrës ku kemi zonën më të kuqe, si dhe çdo zonë urbane duke fotografuar dhe duke futur në listë të zezë tradhtarësh këta individë që do ta paguajnë shtrenjtë dhe çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta se do t’u hiqet çdo ndihmë shtetërore dhe do t’u hiqet çdo ndihmesë nëse janë në shtëpi e duhej të ishin në punë, çdo ndihmë financiare për 1 vit nëse nuk kanë punë, çdo lloj ilaçi nëse janë edhe pensionistë, çdo lloj burse për studentët. Një pakicë fare e vogël të pabindurish, që janë të mjaftueshëm për të marrë në qafë gjithë popullin do të konsiderohen tradhtarë lufte. Dua t’ju informoj se të gjitha forcat e rendit, nga polici i lagjes, deri tek forcat më speciale, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet në rast shkelje ligji në tubime të paligjshme deri tej uji e gazi lotsjellës.”-tha Rama.

Deklarata e kryeministrit u bë pas mbylljes së afatit zyrtar për lëvizjen e lejuar të qytetarëve që është ora 13:00. Kryeministri prezantoi ligjin e luftës, që ndalon lëvizjen duke ia kaluar ushtrisë të drejtën për të garantuar rendin dhe për të mos lëvizur qytetarët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi ligji i luftes per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi ligji i luftes per covid-19

Sondazh

Poll