Politike

COVID-19/ Shqiptarët e bllokuar në Holandë, MEPJ jep udhëzimin me rëndësi, si duhet të veproni

21 Mars 2020, 09:48 Nga DOSJA
COVID-19/ Shqiptarët e bllokuar në Holandë, MEPJ jep

Tiranë- Ditën e sotme Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme  ka njoftuar se të gjithë shqiptarëtqë ndodhen në Holandë, t’u drejtohen komunave lokale që të zgjasin qëndrimin, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë, se të gjithë personat që për arsye të situatës së krijuar nga virusi COVID-19, nuk kanë qenë në gjëndje të udhëtojnë drejt një destinacioni të planifikuar më parë, duhet t’i drejtohen komunës së qytetit ku ata ndodhen për të aplikuar për zgjatje të afatit të qëndrimit”, njofton MEPJ.

Shumë vende të Bashkimit Europian kanë mbyllur kufijtë, pas përhapjes së COVID-19.  Qeveira shqiptare ka deklaruar se për momentin nuk do të ketë asnjë operacion për të kthyer në Shqipëri shtetasit që kanë mbetur jashtë kufijve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj koronavirusi ne shqiperi gent cakaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll