Politike

COVID-19/Lulzim Basha: Plani ynë ekonomik shkon në 90 milionë euro në muaj, gjithçka që nuk është esenciale të pezulloh

21 Mars 2020, 11:20 Nga DOSJA
COVID-19/Lulzim Basha: Plani ynë ekonomik shkon në 90 milionë

Tiranë- Kryetari i PD, Lulzim Basha në emisonin “Zonë e Lirë” në Tv Klan deklaroi se  plani i tyre ekonomik për situatën e krijuar nga koronavirusi kap shifrën e 90 milionë euro. Ai theksoi se gjithçka që nuk është esenciale për vendin duhet të pezullohet.

“E para, ne e kemi bërë propozimin bazuar mbi nevojat akute sot të ekonomisë. 25 milionë euro për biznesin e vogël, pako totale kushton 90 milionë euro në muaj. Kjo është një zgjidhje emergjence, janë gjetur ku janë këto para. Po të isha kryeministër, do ishte sot akti normativ, do kishim dhënë një frymëmarrje lehtësuese për njerëzit që po fillojnë të shikojnë shtrëngesën ekonomike. Kjo që mund t’i ndodhë ekonomisë për brezin e sotëm dhe tani, shuhen motorët e ekonomisë nëse lejojmë të mbyllen 40-50-60% e biznesit të vogël. Të dy frontet duhen luftuar në të njëjtën kohë. Nuk mund të shkojnë 22 milionë euro për 4 veta dhe 25 milionë euro për shëndetësinë. Gjithçka që nuk është esenciale pezullohet. Ç’është ajo shfaqje me mitraloz në rrugë? Të jenë në ndihmë të policëve, të shpërndajnë ndihma”, tha Basha. 

Dy ditë më parë Rama publikoi planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i masave per covid-19 lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll