Politike

ME VIDEO/ Dezinfektim me pamje të vjedhura, Bashkisë Tiranë i skadon propaganda, publikon videot e disa ditëve më parë

21 Mars 2020, 14:17 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Dezinfektim me pamje të vjedhura, Bashkisë Tiranë i

TIRANË– Ndërkohë që e gjithë Shqipëria është e izoluar dhe e mbyllur në karantinë, Bashkia e Tiranës vijon me propagandën e saj, duke treguar nëpërmjet rrjeteve sociale se si qyteti i Tiranës dezinfektohet. Mirëpo këtë radhë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë blof.

Mëngjesin e 19 marsit, Veliaj e ka nisur ditën duke publikuar pamje nga dezinfektimi i qytetit.

“Mirëmëngjes nga një Tiranë totalisht e dezinfektuar! Por kjo ka pak vlerë nesë shkelim rregullat e daljes në grupe.  Ndaj, JO PANIK, por edhe JO PIKNIK!”– shkruan Veliaj krah pamjeve që janë -ublikuar edhe nga faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë.

Por e njëjta video është publikuar edhe nga një qytetarë, disa ditë më parë se kryebashkiaku. Këto pamje rezultojnë të jenë filmuar dhe publikuar në orën 18:58, këtë të hënë nga  një qytetare, emrin e të cilës nuk po e bëjmë publik.

Siç duket, Tirana dezinfektohet disa herë me të njëjtat pamje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia tirane dezinfektimi ne tirane erion veliaj bashkia tirane dezinfektimi ne tirane erion veliaj

Sondazh

Poll