Politike

COVID-19/ Rama: Më shani mua sa të doni, më mirë të turfulloni në shtëpi, sesa të jeni mbyllur në një arkivol që shë

21 Mars 2020, 13:03 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama: Më shani mua sa të doni, më mirë të

Tiranë-Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje shqiptarëve që të zbatojnë rregullat dhe u shpreh se të gjithë të pabindurit do të ndëkohen. Kreu i qeverisë theksoi se shqiptarët le ta shajnë sa të duan, por ai masat i ka marrë që të mbrohet shëndeti i të gjithëve ne. Ai tha se nuk duhet të lejojmë që në vend të ndodhë një katastrofë, ku të rritet çdo minutë numri i personave që humbin jetën.


“Të gjitha forcat e rendit të Policisë së Shtetit janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast të shkeljes së ligjit në tubime të paligjshme, deri tek uji apo gazi losjellës po të jetë nevoja. Unë e mbështes këtë masë të policisë. Kush nuk e ka marrë vesh akoma me të mirë,me informacion me fakte që kjo është një luftë botërore, ku ne kemi fatkeqësinë si e tërë bota të përballemi me një armik të tmerrshëm, na duhet thjesht durimi ynë tani do të duhet ta marrë vesh me pahir, kush vjen e ri dhe na shkuan për fukarenjtë se nuk kanë bukë, mos bëjë sikur shqetësohet për ata, ta mbledhë mendjen top se sot akush nuk kërcënohet nga vdekje për shkak të urisë, të gjithë kërcënohemi nga vdekja për shkak të marrëzisë. Do i ndihmojmë fukarenjtë,mos bëjnë komente këta në Facebook, që nuk kanë bukë me hëngër, se për bukë me hangër shqiptari nuk vdiq asnjë mesjetë, dhe ato në 50 vjet ku jetonte me 100 kalori në ditë. Në 30 vitet e fundit nuk ka vdekur asnjë person.Operacioni humanitar që po zhvillohet çdo ditë në ndihmë të fukarenjve, është shembulli kuptimplotë. Këtë detyrë e kemi marrë ashtu siç duhet se do ta çojmë deri në fund. Më shani mua sa të doni por mos luani nga vendi dhe nuk do të tolerojmë më askënd dhe do të përgjigjemi me të keq nëse me të mirë nuk marrin vesh pakica e pagdhendshme,  kur iu flitet me të mirë, kur iu lutemi si vëllai vëllait.  Nuk ju ndahem pa ju thënë se çfarë katastrofe na gjen nesër, po nuk e ndamë bashkë gjithë vëmendjen sot. Më mirë qindra dhe po të doni doni mijëra nga ju, të tërbohen fare nga fjalët dhe veprimet mia sot sesa mos o Zot qindra dhe mijëra të vdekur, nga ne të gjithë nesër, pas 3 javësh ose 2 javësh. Po çmendet Spanja more, se po vdes një njeri çdo 4 minuta, se para një jave dilnin dhe pinin birra. Po luan nga trutë e kokës Franca. Ju më thoni mua mos na aacro, mos na fut panikun. Më mirë qani sot nga frika sesa të vuani nesër dhe të lëngoni nga mushkritë,. Më mirë turfulloni e po të doni hidhuni përpjetë sot nga sikleti  po ama në shtëpinë tuaj shëndoshë e mirë se sa ta qepni përgjithmonë mbyllur në një arkivol që shëtit me një makinë ushtrie rrugëve për të gjetur një cop varr në ndonjë kodër të thatë”, tha Rama.

Deklarata e kryeministrit u bë pas mbylljes së afatit zyrtar për lëvizjen e lejuar të qytetarëve që është ora 13:00. Kryeministri prezantoi ligjin e luftës, që ndalon lëvizjen duke ia kaluar ushtrisë të drejtën për të garantuar rendin dhe për të mos lëvizur qytetarët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll