Politike

ME VIDEO/ Dhunë harbute! Policia godet me shkop gome qytetarët që dalin nga karantina, Rama nxjerr pamjet nga Spanja: Zgjidhn

21 Mars 2020, 15:09 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Dhunë harbute! Policia godet me shkop gome qytetarët që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet se si disa efektivë, me shkopa gome në duar qëllojnë njerëzit që shohin në rrugë dhe kanë dalë nga karantina. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se këtë video e ka postuar për të gjithë ata që dalin të bëjnë pazar pas ditës së hënë. Ai shton më tej se qytetarët duhet ta ndajnë mendjen, pasi Forcat e Rendit e kanë ndarë mendjen top për të vepruar.

“Këtë video nga spanja ku dje vdiq një njeri çdo katër minuta, po e postoj për të gjithë ata që do shkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës! O një nga një, në radhë si ushtarë dhe me durim e në distancë nga njëri – tjetri të mbarojnë të gjithë punë me radhë, pa vrarë njerëz majtas – djathtas, o pastaj me vrap e pa bërë dot as pazar…zgjidhni e merrni, se forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë,”– shkruan Rama krah fotos.

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll