Politike

Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës kthehet në karantinë, Meta: Ka kushte optimale, po trajtohen disa qytetarë

21 Mars 2020, 14:54 Nga DOSJA
Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës kthehet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës. në një postim në Facebook, Meta shkruan se ajo shtëpi tashmë është kthyernë një qendër karantinimi dhe një numer i vogël qytetarësh po trajtohen aty.

“Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale. Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore. Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”- shkruan Meta krah fotove.

Pamjet vijnë në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll