Politike

Rama: Edhe gjatë javës tjetër qytetarët do të lëvizin nga ora 05:00 – 13:00, pas drekës mbyllen edhe farmacitë

21 Mars 2020, 12:11 Nga DOSJA
Rama: Edhe gjatë javës tjetër qytetarët do të

Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se orari i ri nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës për lejimin e qarkullimit, do të qëndrojë në fuqi gjatë gjithë javës që vjen. Rama u shpreh se administrata do të punojë nga ora 05:00 deri në 13:00 dhe kush punon në zyrë nuk do të marrë makinën personale për të shkuar në zyrë. Ai theksoi se pas drekës mbyllen edhe farmacitë.

“Nga tani 13:00 e drekës dhe deri të hënën në orën 05:00 do të ketë shtetrrethim total. Nuk do të dalë askush nga shtëpia, përveç forcave të ushtrisë, policisë dhe shërbimeve më kritike të shtetit. Nuk do të jetë hapur asnjë lloj dyqani dhe asnjë lloj qepeni në të gjithë terrotorin e Shqipërisë. Kush do ta thyejë shtetrrethimin do të përballet me forcat e rendit, orari i ri i ri 05:0 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës  do të qëndojë gjati gjithë javës që vjen. Administrata do të punojë po njësoj, nga ora 5 e mëngjesit deri në 1 të drekës dhe kush punon në zyrë nuk do të lejohet të përdorë automjet. Dyqanet farmacitë dhe bankat do të shërbejnë brenda kësaj fashe orari. Nga ora 1 e drekës deri në 5 të mëngesit vendi do të jetë një shtëpi e mbyllur dhe të gjithë në dhomat e tyre”,  u shpreh Rama.

Deklarata e kryeministrit u bë pas mbylljes së afatit zyrtar për lëvizjen e lejuar të qytetarëve që është ora 13:00. Kryeministri prezantoi ligjin e luftës, që ndalon lëvizjen duke ia kaluar ushtrisë të drejtën për të garantuar rendin dhe për të mos lëvizur qytetarët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave pët covid-19 edi rama plani i masave pët covid-19

Sondazh

Poll