Bota

Bilanc “lufte”, 345 të vdekur brenda një dite, shkon në 2503 numri i të vdekurve në Itali

17 Mars 2020, 17:29 Nga DOSJA
Bilanc “lufte”, 345 të vdekur brenda një dite, shkon

ITALI– Italia ka raportuar edhe 345 viktima brenda një dite. Ky, një numër i lartë i rasteve të reja të raportuara në një ditë të vetme që nga fillimi i shpërthimit, duke e çuar numrin total të viktimave në 2503

Tani Italia ka konfirmuar në rang kombëtar mbi 30 mijë raste me koronavirus, ku me këtë bilanc renditet e dyta në botë pas Kinës për numrin e të infektuarëve dhe viktimave nga koronavirusi.

Ndërkohë kryeministri italian Giuseppe Conte, dje miratoi dekretin ‘Cura Italia’ për emergjencën e koronavirusit, ku tha se do jepen 25 miliardë euro për familjet dhe bizneset.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: Corriere.it

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll