Bota

Mjekët dhe infermierët italianë të përkushtuar pas urgjenacave, hajdutët vjedhin kuletat dhe celularët

17 Mars 2020, 16:11 Nga DOSJA
Mjekët dhe infermierët italianë të përkushtuar pas

PALERMO– Mes tensionit dhe situatës së vështirë që është krijuar në Itali si shkak i koronavirusit, hajdutët kanë gjetur momentin më të përshtatshëm për të  vjedhur.

Ndërsa mjekët dhe infermierët ishin në lagje duke shpëtuar jetë, hajdutët kanë grabitur kompjuterat, telefonat dhe kuletat në zyrat e departamentit të mjekësisë urgjente të poliklinikës Palermo.

Ngjarja ka ndodhru mbrëmjen e djeshme rreth orës 08:30, ku hajdutët u futën në ndërtesën me pamje nga Via del Vespro dhe përfituar nga fakti që personeli nuk e ka pasur mendjen pasi ishin të përkushtuar plotësisht tek urgjencat.

Hajdutët  kishin marrë katër monitorues, dy kompjuterë dhe pjesën më të madhe të sendeve personale të mjekëve dhe kursantëve.

Karabinierët e kompanisë së Piazza Verdi ndërhynë menjëherë për të hetuar mbi ngjarjen në fjalë. Ushtria kapi të gjitha imazhet e kamerave të mbikqyrjes për të identifikuar hajdutët.

 

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: repubblica.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota palermo palermo

Sondazh

Poll