Bota

Shtohen rastet me COVID-19 në Kosovës, shkon në 17 numri i të infektuarve

17 Mars 2020, 16:12 Nga DOSJA
Shtohen rastet me COVID-19 në Kosovës, shkon në 17 numri i

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vita ka  bërë me dije se numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 17. Në një konferecnë së bashku me Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, u shprehën se bëhet fjalë për një familjar të personit të infektuar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.

Rasti i sotëm është rasti i Dumnicës. Familjar i personit të parë që është konfirmuar si pozitiv në këtë fshat”, tha Ramadani duke shtuar se pacenti 77-vjecar nga komuna e Vitisë është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë ministri Vitia tha se në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më sot janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta me Covid-19, dhe gjithsej 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Vitia njoftoi gjithashtu se për momentin në Klinikën Infektive ndodhen 10 pacientë që, sipas tij ndodhen në gjendje të qënderueshme, përveç njërit që është i moshuar dhe mjekët po e asistojnë me oksigjen.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 17 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 55 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben vitia koronavirusi ne kosove arben vitia koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll