Bota

Përkeqësohet situata në Greqi, shkon në 5 numri i viktimave nga koronavirusi

17 Mars 2020, 17:14 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata në Greqi, shkon në 5 numri i viktimave

GREQI– Situata e koronavirusit në Greqi po përkeqësohet dita ditës ku sëfundmi është raportuar edhe për një të vdekur nga koronavirusi duke e çuar në 5 numrin e viktimave.

Ndërsa të infektuar mësohet se janë 387 persona në të gjithë territorin e Greqisë. Në shumicën e rasteve mosha mesatare e pesë viktimave në shtetin grek është 68 vjec.

Ndërkohë mësohet se mes 387 të prekurëve 69 prej tyre janë shëruar plotësisht shkruajnë mediat fqinje.

Nga 69 të shëruarit 35 prej tyre kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit. 11 persona të prekur janë në terapi intensive, gjendja e të cilëve është më e kompikuar.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:  Kathimerini.gr

A.C/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 5 viktima në greqi koronavirusi në greqi 5 viktima në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll