Bota

Gjobë deri në 135 euro, Franca nxjerr formularin për qytetarët që kërkojnë të dalin nga shtëpia

17 Mars 2020, 16:45 Nga DOSJA

FRANCË– Shumë shtete kanë marrë rregulla të forta si shkak i koronavirusit që është përhapur në mbi 130 vende të  botës.  Por teksa është parë se qytetarët nuk i zbatojnë dhe thyejnë rregullat e vëna nga qeveria, edhe Franca së fundmi ka nxjerrë një  formular përkatës sikurse ka bërë italia prej shumë ditësh, në përpjekje për të “mposhtur” koronavirusin.

Tashmë të gjithë njerëzve në Francë u kërkohet të plotësojnë një formular ku të justifikojnë arsyet përse duan të dalin jashtë shtëpisë së  tyre, qoftë edhe për një shëtitje të shkurtër në këmbë apo për pazar.

Ndërkohë mbi 100 mijë policë janë  shpërndarënë shumëm zona për të pasur nën kontroll të gjithë personat që shkelin urdhrin, të cilët mund të marrin gjoba që shkojnë deri në 135 euro.

‘Ishte shokuesë t’i shihje njerëzit të grumbulluar nëpër parqe gjatë fundjavës. Këtu nuk po ndiqen këshillat që vijnë nga nivelet më të larta të qeverise, dhe nuk po zbatohet kërkesa për distancim social.’- ka thënë  Hervé Berville, ligjvënës dhe aleat i presidentit Emmanuel Macron.

Në Francë, janë regjistruar  148 viktima nga Covid 19, dhe 6.600 janë të infektuar.Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: france24.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota formulari gjobë deri në 135 euro koronavirusi ne france formulari gjobë deri në 135 euro koronavirusi ne france

Sondazh

Poll