Bota

Infektohet me koronavirus aktorja e “Frozen”: Jam në karantinë prej një jave, se di edhe sa do të qëndoj e mbyllur

17 Mars 2020, 17:17 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus aktorja e “Frozen”: Jam në

LOS ANGELES-Aktorja e filmit vizatimor për fëmijë “Frozen 2”, Rachel Matthews, ka rezultuar pozitive me koronavirusi. Lajmin e ka bërë të  ditur aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka treguar se është në karantinë që prej jaës së kaluar.

“Hej njerëz, unë u testova pozitive për COVID-19 dhe kam qenë në karantinë javën e kaluar,” shkroi Matthews. Po ashtu ajo ka shtuar se nuk e di deri sa do të qëndrojë e izoluar por megjithatë u ka dhënë një këshillë njerëzve duke ju thënë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë sa më shumë lëngje.

“Nuk jam e sigurt se cili është hapi i radhës, por padyshim që do të mbetem në karantinë derisa të thuhet se duhet të veproj ndryshe. Pushoni, pini shumë lëngje, dhe karantinojeni veten,”- shtoi ajo.

 

 

@macksfilms you are a gem of a human. seriously, everyone rush to get your photos taken by this lovely human.

A post shared by Rachel Matthews (@rachellynnmatthews) on

26-vjeçarja e është e njohur për rolin e Honeymaren në “Frozen 2”, po ashtu luan në pjesën e dytë të filmit të “Disney”-t.

Burimi:Daily Mail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aktorja rachel matheves aktorja rachel matheves

Sondazh

Poll