Bota

U vizitua nga 7 milion turistë vitin e kaluar, monumenti Taj Mahal mbyllet si shkak i koronavirusit

17 Mars 2020, 16:58 Nga DOSJA
U vizitua nga 7 milion turistë vitin e kaluar, monumenti Taj Mahal mbyllet

INDI– Monumenti, i cili tërhoqi mbi 7 milion vizitorë vitin e kaluar, Taj Mahal në Indi është mbyllur ndërsa qeveria indiane përpiqet të luftojë përhapjen COVID-19.

India ka ndaluar prej ditës së sotme të gjithë vizitorët në Taj Mahal, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si pjesë e masave për të luftuar pandeminë e koronavirusit, tha të hënën ministria e turizmit.

Të gjithë monumentet më të vizituara dhe muzetë e tjerë janë urdhëruar të mbyllen deri më 31 mars, ka thënë përmes një postimi në rrjetet sociale  Ministri i Turizmit Prahlad Patel.

Shumica e shkollave dhe ambienteve argëtuese, përfshirë kinematë, tashmë janë mbyllur në të gjithë Indinë, vendi i dytë më i populluar në botë me 1.3 miliardë njerëz.

Kombi i Azisë Jugore ka raportuar 126 raste të infeksionit dhe tre vdekje nga virusi. Të martën, një burrë 64 vjeç vdiq në shtetin perëndimor të Maharashtra,  shteti më i goditur me më shumë se 30 raste të konfirmuara.

Ekspertët  thonë se sistemi mjekësor i Indisë do të luftojë për të trajtuar një rritje të madhe të rasteve serioze.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: straitstimes.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota taj mahal taj mahal

Sondazh

Poll