Bota

Me shenja në fytyrë dhe të rraskapitur nga puna, ‘bluzat e bardha’ në Itali MESAZH qytetarëve: Rrini në shtëpi, jemi

17 Mars 2020, 16:55 Nga DOSJA
Me shenja në fytyrë dhe të rraskapitur nga puna, ‘bluzat e

ITALI– “Bluzat e bardha” në Itali kanë një mesazh për të gjithë qytetarët e tyre, të cilët ende nuk tregohen të kujdesshëm ndaj koronavirusit që ka shkaktuar mijëra të vdekur.

Të gjithë njëzëri, ata kanë vendosur që të tregojnë sesa të rraskapitur ndjehen në një kohë që të gjitha shtratet e spitalit janë plot me të infektuar nga pandemia e virusit codiv-19.

“Ne jemi ushtarë në llogore. Nuk ka më kohë: mbylleni veten në shtëpi! S’kemi më shtretër ku njerëzit mund të shtrohen në spital, ne jemi të detyruar të ripërdorim pajisjet mbrojtëse personale, si maska dhe doreza pasi janë të pakta. Por nuk është aspak higjenike. Ne jemi në rrezik të vazhdueshëm. Nuk kemi kohë as për të qarë. Kemi nevojë për spitale, personel. Menjëherë! Tani! Jo nesër. Ne gjithashtu kemi nevojë për ju të dashur qytetarë. Mbylleni veten në shtëpi. Çdo dalje i hap derën e virusit,”- thonë infermierët në video.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll