Bota

Kishte simptoma koronavirusi, prindërit i dhanë Ibrufen për ta qetësuar, 4-vjeçarja bëhet shumë keq, i ati: Filloi të dr

17 Mars 2020, 16:58 Nga DOSJA
Kishte simptoma koronavirusi, prindërit i dhanë Ibrufen për ta

BRITANI E MADHE- Një 4-vjeçare e quajtur Amelia Miler është në gjendje të rënduar shëndetësore pasi ka marrë medikamentin Ibrufen. Prindërit e vogëlushes janë shprehur se ajo kishte shfaqur simptoma të koronavirusit si kollë dhe temperaturë dhe këta të fundit i kanë dhënë medikamentin për ta qetësuar.

Mirëpo nuk ka ndodhur ajo që prisnin pasi vajza kishte nisur që të dridhej, temperatura i ishte rritur dhe frymëmarrja i ishte përshpjetuar.

“Brenda një ore pasi ia dhamë, vajza u përkeqësua në mënyrë të frikshme. Ajo nisi të gulçonte ndërkohë që përpiqej të merrte frymë, rrahjet e zemrës ishin shumë të shpejta, nuk i mbante dot sytë hapur, nuk e ngrinte dot kokën, nisi të dridhej e të villte ndërkohë që temperatura i vajti 39.4 gradë Celcius.”-rrëfen babai i 4-vjeçares.

Ai tregon se në moment lajmëruan Urgjencën dhe mjekët me të mbërritur, morën masa për të stabilizuar gjendjen e saj. Tashmë ajo e ka kaluar fazën e rrezikut, por familja është vetëizoluar në shtëpi si pasojë e dyshimeve për infektimin nga koronavirusi ndërsa janë këshilluar të mos marrin Ibuprofen.

Koronavirusi është një pandemi me shumë të panjohura, por kohët e fundit ka qarkulluar lajmi nga ekspertët se përdorimi i Ibuprofenit apo dhe Kortizonit për qetësimin e simptomave, nuk është i këshillueshëm pasi mund të rëndojë gjendjen shëndetësore.

Burimi:TheSun

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amelia miler coronavirusi ne britani amelia miler coronavirusi ne britani

Sondazh

Poll