Bota

Vikitma, jo vetëm të moshuarit, Mjeku anestezist: Rrezikojnë edhe 50-vjeçarët

17 Mars 2020, 15:50 Nga DOSJA
Vikitma, jo vetëm të moshuarit, Mjeku anestezist: Rrezikojnë edhe

BERGAMO– Mes 400 pacientëve të shtruar në spital, 80 janë nën kujdesin intensiv, ka thënë doktor Lorenzo Grazioli, i cili punon si mjek anestezist në Itali, dhe  po përballet me këtë valë të madhe pacietësh që janë inefktuar nga koronavirusi.

“Pacientët janë të shumtë, situata  është e komplikuar,  shumica prej të sëmurëve duhen të trajtohen me renimacion e të tjerë kërkojnë trajtim intensiv, ky është  një  problem sepse nuk kemi ku t’i shtrojmë ata. Ne jemi në kufirin e burimeve. Rrjeti është i ngopur. Por, pavarësisht  kësaj ne përpiqemi të bëjmë më të mirën në spital dhe në rast nevoje, mbështetemi në rrjetin shëndetësor të Rajonit të Lombardisë.”-është shprehur ai.

Në rajonin e Lombardisë, më i prekuri nga pandemia Covid-19, situata është komplekse. Por edhe pse numri më i madh i çështjeve ishte përqendruar këtu,  epiqendra shpjegon Grazioli, si ajo e tërmetit, kurrë nuk dihet.

“Këtu ka shumë njerëz që vijnë dhe shkojnë për punë, shumë aeroporte dhe shumë kontakte. Kjo është një sëmundje që përhapet lehtë. Viktimat  e para ishin të moshuar, ngadalë mosha po zvogëlohet. Unë shoh shumë burra edhe dyzet vjeçar. Mesatarja tani është pesëdhjetë vjeç.”-tha ai.

“Për të trajtuar pacientët, mjekët punojnë me orë të gjata dhe teje lodhëse. Reanimacioni nga Bergamo punon jo më pak se 12 orë.  Për mua nuk ka jetë tani. Shkoj në shtëpi, ha dhe fle direkt, pataj kthehem në spital.”-ka thënë ai.

Që në fillim, Lorenzo Grazioli e kuptoi që koronavirusi do të ndryshonte Italinë: Ne kemi pasur një rritje eksponenciale të pacientëve. Që atëherë nuk ka mbaruar kurrë. Më duket një ditë shumë e gjatë. Nëse do të shihni se sa njerëz arrijnë çdo ditë do e hiqnit dyshimin. Ne nuk jemi fëmijë. Ne duhet të jemi serioz në këtë situatë të vështirë. Por nuk është e lehtë të gjesh mjekë që e bëjnë këtë punë në mënyrë të qetë. Përvoja është e paçmuar në këto raste. Emocionnet  duhet të lihet gjithmonë anash.

Dhe për kohëzgjatjen e mundshme të virusit, ai paralajmëron: Kjo varet nga ne. Nga të gjithë ne. Nëse bindemi veten se ne mund ta ndalojmë virusin duke qëndruar në shtëpi, ai do të vdesë. Përndryshe, jo, sepse ai do të vazhdojë dhe ne do t’i paguajmë pasojat.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: ilgironale.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali lorenzo grazioli koronavirusi ne itali lorenzo grazioli

Sondazh

Poll