Bota

Kosova kopjon Turqinë, në Prishtinë rrugët lahen me shkumë dhe ujë të bollshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi (FOT

17 Mars 2020, 16:26 Nga DOSJA
Kosova kopjon Turqinë, në Prishtinë rrugët lahen me

PRISHTINË– Nga frika e koronavirusit edhe Kosova po ndërmerr masa të forta në përpjekje për të shmangur sa mëm shumë përhapjen e këtij  virusi vdekjeprurës.

Ndryshe nga shumë vende në botë ashtu sikurse Shqipëria,  që kanë përdorur dezifktantë për vende të ndryshme si rrugët, godinat dhe autobuzët, Kosova ka ndjekur shembullin e Turqisë ku rrugët i kanë larë dhe fërkuar me shkumë e jo thjeshtë dezifektant.

Përmes disa fotove të  publikuara nga mediat vendase shihet që në Prishtinë rrugët janë larë me ujë  të bollshëm dhe shkumë, sikurse ndodhi një ditë më parë në Stamboll.

 

Lajmin e ka bërë publik kryetari i komunës së  Prishtinës, Shpend Ahmeti,  ku përmes një postimi në  rrjetet sociale ai ka thënë: Falënderoj kompanitë e mirëmbajtjes dhe ekipet tona për aksionin sot.

 

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove shpend ahmeti koronavirusi ne kosove shpend ahmeti

Sondazh

Poll