Ofl i dërgon formularin për të deklaruar pasuritë, xhaxhait të Ben Qimes dhe fierakut të shpallur në kërkim (EMRAT)
9 Mars 2020, 12:25Nga DOSJA
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë dy personave, Ahmet Isufaj dhe Zaim Tafa. Sipas Policisë, Isufaj është dënuar nga gjykata e Prishtinës për “krim të organizuar” dhe trafik droge. Ndërsa Zaim Tafa është i shpallur në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Ahmet Isufaj është xhaxhai i Arben Isufajt, i njohur ndryshe si ‘Ben Qimja’. Këtij të fundit OFL i dërgoi formularin për të deklaruar pasurinë, në datën 7 shkurt.
NJOFTIMI I PLOTË
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: Z. T., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”; A. I., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Tiranë- Shqiptarët kanë filluar të marrin masa, pas përhapjes së lajmit se në vendin tonë dy persona janë të infektuar me koronavirus. Që prej mëngjesit të sotë...
Tiranë- Vendoset perimetri i sigurisë tek Urgjenca e Infektivit në QSUT, pasi aty ndodhen dy personat e prekur me koronavirus. Siç shihet edhe në foton ...
Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47
TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...
TIRANË– Koronavirusi ka përfshirë mbi 100 territore të tjera nëpër botë jashtë Kinës, duke përhapur panik për të gjithë banorët, sepse ende nuk ka një njof...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë shifrat e analizave të kryera për koronavirusin në vend.Në një deklaratë për mediat, Manastir...
Vlorë- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut, pasi është cilësuar dhe si zona e kuqe e infektimi me COVID-1...
TIRANË–Kryebashkiaku i Tiranës ka njoftuar mbylljen e të gjitha çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet, si shkak i dy rasteve të para të koronavirusit ...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kreun e Prokurorosië, Ardiatik Llallën. ...
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë sot një njoftim në lidhje me informacionet që kanë qarkulluar në orët e fundit, kur në Shqipëri janë konfi...
SHKODËR– Mjekja përgjegjëse për kontrollet në pikën e Murriqanit në një deklaratë për mediat ka treguar se 28-vjeçari me koronavirus që erdhi në Shq...