Aktualitet

Nis dezinfektimi i portit të Vlorës, anulohen të gjitha udhëtimet me traget drejt Italisë së Veriut

9 Mars 2020, 11:04 Nga DOSJA
Nis dezinfektimi i portit të Vlorës, anulohen të gjitha

Vlorë- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt  Italisë së Veriut, pasi është  cilësuar dhe si zona e kuqe e infektimi me COVID-19.  Ndërkohë institucionet përgjegjëse në Vlorë kanë nisur dezinfektimin e ambienteve të portit, si masë për koronavirusin.

Njoftimi: 

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe mjetet e transportit detar për/nga Shqipëria dhe Italisë. Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se: ?Ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut; ?Ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës. ?Të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e sipër përmendura, deri në një njoftim të dytë.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale dhe clube, si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopështet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për koronavirusin ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll